Qeni vret me armë gjahu pronarin e tij

Qeni vret me armë gjahu pronarin e tij

Një burrë në shtetin amerikan të Kansasit ka vdekur pasi qeni i tij ka shkelur në një armë gjahu dhe e ka qëlluar për vdekje.

Policia nuk e bëri të ditur emrin e viktimës. Gjegjësisht, burri është gjetur në ulësen e pasagjerit gjersa ishte qëlluar pas shpine.

Sky News raporton se mjekët u përpoqën t’ia shpëtonin jetën 30-vjeçarit, por nuk ia arritën dot.

Shefi i zjarrfikësve në Wellington tha se një person tjetër që ishte në kamion, ka shpëtuar pa u lënduar.

Autoritetet hetimore dyshojnë se aksidenti ka lidhje me gjuetinë pasi në pjesën e pasme të automjetit janë gjetur pajisje të gjuetisë.

“Qeni që i përkiste pronarit të automjetit ka shkelur pushkën dhe kështu e ka qëlluar pronarin e tij”, thuhet në një deklaratën e policisë amerikane.

Related Articles