Pse u kthye në punë logopedi keqtrajtues? Ish-drejtoresha e ShSKUK-së tregon arsyen

Pse u kthye në punë logopedi keqtrajtues? Ish-drejtoresha e ShSKUK-së tregon arsyen

Logopedi Iljasa Zylfiu, i arrestuar pak javë më parë me dyshimin për keqtrajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, vijon punën rregullisht që nga java e kaluar.

Ai është rikthyer në vendin ku ushtronte profesionin e tij, në Repartin e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E për këtë çështje tashmë ka folur edhe ish-drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Kjo e fundit, që sot dha dorëheqje pas gjashtë muajve si ushtruese detyre, komentoi çështjen e logopedit, duke thënë se kanë zbatuar vendimet e respektuar hierarkinë.

“Çështja e logopedit në ORL është trajtuar menjëherë, drejtori i kësaj klinike ka bërë kërkesë sepse ashtu shkon hierarkia, as unë as ai nuk mund ta shkarkojmë vetë drejtpërdrejtë” – ka thënë Zejnullahu-Raçi në Kallxo Përnime.

Related Articles