Në një debat sportive televiziv me panelistë, në cilësinë e analistes sportive, gazetarja Qeqa Krelani edhe një herë ka marrë mbi vete “barrën” e objektivitetit, duke iu referuar shkarkimit të trajnerit Bekim Isufi, shkruan Gazeta Enigma.
Qeqa Krelani ka prentenduar se kreu i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi, ka marrë një vendim arbitrar, në rastin e shkarkimit të trajnerit Bekim Isufii, të cilin e ka cilësuar jo parimor dhe të ngutshëm.
“Duhet këta të ndryshojnë. Presidenti duhet ta ndryshoj çasjen. Unë kam thënë se për Llapin dhe Batatinën, që atje edhe nëse Guardiola shkon, ai e shkarkon. Tash po del që edhe te ky, edhe Guardiola nëse shkon , ai (Arsim Kabashi) e shkarkon!”, tha ajo.
Krelani më pas shtoi se është pikërisht kreu i Ballkanit ai që duhet të ndryshoj asjen dhe askush tjetër.
“Çasja e tij duhet të ndryshoj ndaj një projekti europian. A po don projekt europian? – Atëherë duhet ti të jesh vetëm sponsor si president. Duhet ditur edhe një gjë: ai nuk është i vetëm në këtë garë. Sikurse një futbollist që nuk është i vetëm dhe ka plotë konkurrencë, e që synon çmimin vjetor “Futbollist i Vitit”, ashtu edhe presidenti Kabashi duhet ta dijë që nuk është i vetëm, pasi janë edhe presidentët tjerë që kanë synimet e tyre për titull”, tha Krelani.
Ajo shtoi në fund se janë vetëm tre apo katër fitues, dhe nuk mund të fitojnë të gjithë, duke shfaqur hapur mospajtimin me çasjen e presidentëve në raport me trajnerët, për të cilët vlerëson se pa arsye të justifikueshme po i shkarkojnë ata./Gazeta Enigma/