Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka thënë se po u shkelen të drejtat e njeriut. Ai tha se janë lënë pas dore dhe se askush nuk po merret me këtë kategori.
Para deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ai ka shprehur kritikat e tij ndaj institucioneve, duke thënë se tash e katër muaj po punojnë pa asnjë donacion.
Qerkini ka thënë se shumë nga kërkesat e tyre ishin premtuar se do të realizohen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton Kosova press.
“Neve çdo ditë po na shkelen të drejtat e njeriut. Qe 20 vjet, a thua e kanë njohur jurispodencën, a thua nuk e dinë ABC? A thua nuk po ditkan asgjë që ta sjellin një Ligj për personat e zhdukur. Qendra Burimore do të punojë dhe nuk do të ndalet edhe pse qe katër muaj nuk kemi asnjë donacion”, ka thënë ai.
“Pse ne nuk po i kryejmë punët në Kosovë? E kemi plan të shkojmë në secilën zyre”, shtoi Qerkini.
Ai ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të ketë takim në “Lagjen e Boshnjakëve” mes serbëve dhe shqiptarëve./