Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për blerjen e dy objekteve për vendosjen e ambasadave në Zagreb të Kroacisë dhe Dakar të Senegalit.
Qeveria, ka miratuar sot propozim-vendimin për blerjen e objekteve të Ambasadave të Republikës së Kosovës në Zagreb të Kroacisë dhe në Dakar të Senegalit.
Vendimi është miratuar me shumicë të votave nga kabineti qeveritar.
Ministrja e Punëve të Jashtme tha se përzgjedhja e Senegalit është bërë “për arsye teknike”.
Ajo ka thënë se vitin e ardhshëm shpreson që qeveria të vazhdojë të përvetësojë të tjera objekte për nevoja të ambasadave shtetërore nëpër botë.