Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për Preshevën pas dëmeve nga vërshimet

Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për Preshevën pas dëmeve nga vërshimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e pjesshëm të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Preshevës.

Siç ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhje të Qeverisë, 325 mijë euro është vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet.

Sipas tij, 50 mijë euro ka ndarë Bashkia e Tiranës dhe 50 mijë euro Komuna e Prishtinës.

Ndërkaq nga ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se këto mjete do të ndahen nga nënprogrami i kategorive të shpenzimeve të paparashikuara.

Murati ka thënë se mjetet për këtë vendim do të shkojnë në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës.

Related Articles