Qeveria e Shqipërisë miratoi në mbledhjen e sotme rritjen e pagave të administratës publike.
Ministrja e Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, tha se paratë janë siguruar nga të rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme.
“Sot kemi miratuar disa projektvendime që lidhen me rritjen e pagave dhe hapin e parë të rritjes për sektori shëndetësor, arsimor, por edhe për sektorin e sigurisë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme”.
“Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit duke garantuar qëndrueshmëri fiskale”, u shpreh Ibrahimaj./tvklan