Qeveria e Kosoves ka emëruar bordin e ri drejtues të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.
Mbledhja e qeverisë që ka filluar nga ora 16:00 ka marrë një vendim për një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme publike të Kosovës.
Gjatë mbledhjes së tetë, u mor vendim që drejtues i bordit të Ndërmarrjës Publike, Telekomi i Kosovës të jetë Shpëtim Dobra.
Anëtarët e këtij Bordi do të jenë Sajnije Thaqi, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Agim Muqaj, Remzi Kelmendi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi ministrat që të miratojnë këtë vendim duke thënë se me këtë vendim po i vjen fundi një procesi të gjatë.
“Një process i gjatë po përfundon sot, me emërimin e këtij bordi të drejtorëve. Ju ftoj që nëse nuk keni diçka për diskutim t’i miratojmë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.