Qeveria i ka dhënë dritën jeshile Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur inicimin e procedurave për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për vitin 2022.
Kërkesa u bë nga ushtruesja e detyrës së ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, raporton FrontOnline.
“Meqë kontrata me sasi të planifikuara përfundon në vitin 2021 MSH e ka të domosdoshme inicimin e procedurave për sigurimin e kontratës për sigurimin e vaksinave për vitin 2022. Kërkojmë që të aprovohet kjo kërkesë nga kabineti qeveritar për negocimin e kontratave për sigurimin e vaksinave deri në përfundim të Covid-19”, ka thënë ajo./Gazeta Enigma.