Qeveria ia bllokoi mbështetjen financiare nga komuna, FC Ballkani del me reagim

Qeveria ia bllokoi mbështetjen financiare nga komuna, FC Ballkani del me reagim

Gjatë ditës së sotme u raportua se Qeveria e Kosovës ia bllokoi 80 mijë euro mbështetje financiare që Komuna e Suharekës ia kishte ndarë skuadrës së Ballkanit pasi arriti ta fitoi titullin e kampionit, për herë të parë në histori.

Pas kësaj, klubi suharekas ka dalë me një reagim publik, duke e kritikuar qeverinë për këtë veprim.

Reagimi i plotë:

REAGIM

I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane, Me keqardhje iu njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë . Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre. Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë . Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndal nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

/Gazeta Enigma/

Related Articles