Qeveria Kurti po e bën Asociacionin, thotë Tahiri

Qeveria Kurti po e bën Asociacionin, thotë Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për media është shprehur se draft-statut, që është elementi bazë me të cilin themelohet Asociacioni, për herë të parë kemi me Qeverinë e Albin Kurtit.

Ai u shpreh se ky është propozim i angazhimit ne dialog për dy vjet dhe tha se është produkt i marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Brukselit.

“Draft-statut që është elementi bazë me të cilin themelohet Asociacioni, për herë të parë kemi me Qeverinë e Albin Kurtit. Sot z.Kurti mund të thotë se është propozim i atyre, i këtyre, mirëpo ky është propozim i angazhimit ne dialog për dy vjet”.

“Ky është produkt i marrëveshjes së Ohrit, ky është produkt i marrëveshjes së Brukselit, të vitit 2023 në shkurt dhe pastaj aneksit të Ohrit që ndodhi në shkurt të vitit 2023, pra Asociacioni pikënisjen e ka në vetëmenaxhimin e marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur ai.

Related Articles