Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Mustafë Kadriaj, tha se Qeveria aktuale është duke bërë “show” politik për konsum të brendshëm.
Krejt kjo sipas tij, është bërë përmes rishikimit të shpeshta të masave anti COVID-19 si dhe Ligjit për konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Ai po vlerëson se Qeveria është e interesuar të bëjë “show” se sa të merr veprime që janë në interes të qytetarëve, e që siç ka përmendur ai vaksinimin kundër Covid-19.
“Kjo qeveri aktuale dhe kryeministri aktual në një far mënyrë më shumë është duke bërë një show politik dhe për konsum të brendshëm me disa veprime përmes masave anti COVID-19 po ashtu edhe me interesimin për konfiskimin e pasurisë së pa arsyetueshme dhe më shumë është e interesuar që të bëjë një lloj showmeni politik sesa të merr veprime në interes të qytetarëve dhe në këtë rast i bëjë thirrje qeverisë aktuale që qytetari i ka dhënë besimin dhe duhet interesuar rreth vaksinimit dhe kjo është imediate tani e tutje dhe duhet të ketë interesim për ngritjen e zhvillimit ekonomik”.
Edhe pse Qeveria kishte premtime të mëdha para së të vinte në pushtet, Kadriaj thotë se deri më tani në aspektin ekonomik nuk ka bërë as edhe një hap, derisa ka përmendur që ende është pa program qeverisës.