Qeveria miraton vendimin për 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët

Qeveria miraton vendimin për 100 euro shtesë për pensionistët dhe fëmijët

Qeveria miraton shtesa prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç

Në mbledhjen e saj të fundit për këtë vit, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç, shkruan Gazeta Enigma.

Vendimi është miratuar me unanimitet të votave, disa ditë pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi publikisht masën.

Kjo është pjesë e një pakete mbështetjeje për shtresat më të cenueshme të shoqërisë, duke ofruar ndihmë financiare për përballimin e sfidave ekonomike gjatë periudhës së fundvitit.

“Të dashur qytetarë, siç ju kemi njoftuar bashkë me ministrin Murati të dielën, qeveria është e përkushtuar që atëherë kur kemi rritje ekonomike e të hyra buxhetore, ato të rishpërndahen tek ata që më së shumti kanë nevojë. Andaj të dashur fëmijë, të gjithë ju të moshës nga 0-16 vjeç, dhe të gjithë që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë edhe sivjet do t’i përfitoni nga 100 euro, e gjithashtu edhe pensiomarrësit e kualifikuar”, tha Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles