5,4 milionë euro me vendim të Qeverisë së Kosovës janë shtuar për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë që ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.
“Kjo përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike, e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë ai.