Ministri i Financave Hekuran Murati ka paraqitur kërkesat e lartpërmendura me arsyetim.
“Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kemi pranuar kërkesë që të ketë ndarje shtesë në kuadër të programit për mbështetje të ndërtimit të shtëpive.
Duke marrë parasysh nevojën për integrimin e plotë të këtyre komunave, marrë parasysh edhe mungesën e qeverisjes së mirë në vitet e kaluara që ka ndikuar që të mos ketë një zhvillim të një trajtshëm krahas edhe pjesës tjetër të vendit, është e nevojshme që të shtohen mjete shtesë dhe të ketë mbështetje shtesë ky program.
Andaj kemi propozuar edhe ndarjen buxhetore shtesë në shumë prej 1 milionë euro në kategorinë subvencione transfere të cilat merren nga kategoria shpenzimeve -subvencioneve në ministrinë e Financave”, tha Murati.
Po ashtu propozimi për ndarjen prej 5 milionë euro Murati e propozon në mbledhje të Qeverisë për personat me asistencë sociale.
Zbutjen e ndikimit të menjëhershme dhe socio-ekonomik të krizës energjetike dhe në zbatim të masës 1 të planit me BE për pakon e energjisë propozohet ndarje buxhetore prej 5 milionë euro.
“E cila parasheh mbështetjen e familjeve që janë përfituese të asistencës sociale për tejkalimin e krizës energjetike duke i mbështetur edhe në blerjen e biomasës në këtë rast dru për ngrohje e që saktësisht parashihet të përfitojnë rreth 81 mijë anëtar të cilët edhe janë aktualisht përfitues të skemës sociale”, tha Murati.