“Qeveria po na mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë”, gasntronomët protestojnë në sheshin ‘Skënderbeu’

“Qeveria po na mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë”, gasntronomët protestojnë në sheshin ‘Skënderbeu’

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për datën 15 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare kundër përhapjes së pandemisë me COVID.

Në një publikim në Facebook, gastronomet thonë se protesta do të mbahet në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.

“Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajtë mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit”.

“Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë spo na japin. Po i thërrasim e spo na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles