Vendimi i Qeverisë Kurti për rritjen e pagës minimale në 350 euro, ka shkaktuar një sërë reagimesh.
Ky vendim po konsiderohet si vendim parazgjedhor.
Në fakt kështu e ka cilësuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Azemi për Gazeta Enigma ka thënë se si sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet që të jetë 500 euro, teksa kritikon ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.
“Në e çmojmë çdo lëvizje që behtë qoftë edhe me 10 cent e kemi thënë edhe me herët. Por në moment kur një partner merr vendim pa u konsultuar me partnerin që është i obliguar për ta bërë këtë, ne edhe këtë do të ja kishim falur sikurse paga minimale të jetë sipas kërkesës sonë që kohën fundit e kemi kërkuar që ajo duhet që të jetë 500 euro. Nën pagën 500 euro, normal që ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të jemi të kënaqur, jo pse ne nuk po pranojmë por kushtet dhe rrethanat nuk po lejojnë që të behët një jetë ekzistenciale me nën këtë pagë”, u shpreh ai. /Gazeta Enigma