Qeveria shfuqizon vendimin e vitit 2020 për procedurat e blerjes së veturave zyrtare

Qeveria shfuqizon vendimin e vitit 2020 për procedurat e blerjes së veturave zyrtare

Qeveria ka shfuqizuar një vendim të 19 tetorit 2020, i cili siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, “pati ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre”

Murati tha se ky vendim u mor edhe nga “kërkesat e shumta të marra nga autoritetet kontraktuese”. Vendimi i mëhershëm tha se ka kufizuara “zhvillimin e aktiviteteve operative të disa prej autoriteteve kontraktuese”.

“Tashmë procedurat janë të centralizuara në kuadër të Agjencisë së Prokurimit”, tha Murati.

Related Articles