“Qeveria t’i ndihmojë invalidët e luftës që kanë nevojë”

“Qeveria t’i ndihmojë invalidët e luftës që kanë nevojë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje e Qeverisë Kurti që t’i ndihmojë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ata kanë nevojë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se dy invalidë  të UÇK-së, Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj, kishin nevojë për ndërrim të protezave.

“Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme. Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka theksuar se, “janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor”.

Postim i plotë:

Related Articles