Qeveria vendos që qytetarët të mund të pajisen me letërnjoftime qysh nga lindja

Qeveria vendos që qytetarët të mund të pajisen me letërnjoftime qysh nga lindja

Në Qeverinë e Kosovës është miratuar sot shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me miratimin e këtij projektligji, tash qytetarët e Kosovës mund të pajisen me letërnjoftim qysh nga lindja.

Mirëpo kjo sipas Sveçlës nuk është obligative.

“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte  për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga linjda deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”, tha Sveçla.

Related Articles