Vetëvendosje në Gjilan, ka vazhduar fushatën zgjedhore duke vizituar disa fshatra të komunës së Gjilanit.
Alban Hyseni, kandidat për të parin e Komunës së Gjilanit nga kjo parti, ka shpalosur para banorëve të këtyre fshatrave, disa nga pikat e projektit të tyre.
Komunikata e plotë:
Nëpër të gjitha fshatrat që i kemi vizituar, e në të cilat po kthehemi prapë si në këtë rast në Bresalc, po evidentojmë po të njëjtat probleme.
Projektet tona, i biseduam me banorët e Bresalcit, edhe në praninë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja dhe zv. Ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Trajtuam cështjet e shkollave në nevojë për rinovim, rregullim të sallave të sportit e ndërtimit të terreneve sportive. Shqetësimi kryesor, lidhet me infrastrukturën, ku ka rrugë të dëmtuara, mungesë ndriçimi e problemet me ujërat e zeza dhe ujësjellësin që sjellin mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Qeverisja jonë, është gjithëpërfshirëse. Është për të gjitha fshatrat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat. Prandaj, ndryshimin e sjellim me ndershmëri e profesionalizëm. Që të punojmë bashkë e të qeverisim bashkë.
Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar