Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka reaguar edhe njëherë për vrasjen makabre të 18-vjeçares në Ferizaj, e cila të dielën u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e këtij qyteti.
Nga kjo organizatë kanë ritheksuar se s’ka asgjë që e arsyeton vrasjen e grave. Aty theksohet kritika ndaj atyre që kanë tendencë për ta relativizuar krimin, duke kërkuar motivin që çoi deri te kjo
“Sa herë një burrë vranë një grua, ekziston tendenca për të kërkuar motivin që çoi të vrasja. Thua se nuk mjafton fakti që dikush i morri jetën tjetrit në mënyrë mizore. Kërkohet të gjendet një arsye – e tillë që ta arsyetojë burrin. Shpesh përdoret xhelozia si justifikim e legjitimim për vrasjen e gruas”, thuhet në reagimin e QIKA-s.
Komunikata e lëshuar dje nga Gjykata Themelore në Ferizaj lidhur me vrasjen e Marigonës ku thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa ka vrarë në mënyrë mizore me motive të ulëta xhelozie Marigonën, për shkak të dyshimit të “tradhëtisë me djalin e dajës të të pandehurit”, nga QIKA cilësohet si jashtëzakonisht problematike.
“Komunikata ka ardhur menjëherë pas mbajtjes së seancës për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit, gjatë së cilës nuk është i domosdoshëm konstatimi i dyshimit të bazuar për motivin e kryerjes së veprës penale. Konsiderojmë që ndonëse konstatimi i gjykatës në këtë rast mund mos paraqesë shkelje ligjore, një deklaratë e tillë nga gjykata përcjellë mesazh të gabuar dhe përmbanë informata krejtësisht të parëndësishme për publikun në këtë fazë të gjykimit. Është obligim i secilit institucion publik, në këtë rast i gjykatës, që të jetë e vetëdijshme për rolin dhe ndikimin e saj në kontekstin ku vepron, posaçërisht duke pasë parasysh vëmendjen publike për këtë rast dhe fenomenin e gjithpranishëm të dhunës me baza gjinore në Kosovë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Nuk ka justifikim për vrasjen e grave!
Sa herë një burrë vranë një grua, ekziston tendenca për të kërkuar motivin që çoi të vrasja. Thua se nuk mjafton fakti që dikush i morri jetën tjetrit në mënyrë mizore. Kërkohet të gjendet një arsye – e tillë që ta arsyetojë burrin. Shpesh përdoret xhelozia si justifikim e legjitimim për vrasjen e gruas.
Komunikata e lëshuar dje nga Gjykata Themelore në Ferizaj lidhur me vrasjen e Marigonës ku thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Dardan Krivaqa ka vrarë në mënyrë mizore me motive të ulëta xhelozie Marigonën, për shkak të dyshimit të “tradhëtisë me djalin e dajës të të pandehurit” është jashtëzakonisht problematike si qasje. Komunikata ka ardhur menjëherë pas mbajtjes së seancës për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit, gjatë së cilës nuk është i domosdoshëm konstatimi i dyshimit të bazuar për motivin e kryerjes së veprës penale. Konsiderojmë që ndonëse konstatimi i gjykatës në këtë rast mund mos paraqesë shkelje ligjore, një deklaratë e tillë nga gjykata përcjellë mesazh të gabuar dhe përmbanë informata krejtësisht të parëndësishme për publikun në këtë fazë të gjykimit. Është obligim i secilit institucion publik, në këtë rast i gjykatës, që të jetë e vetëdijshme për rolin dhe ndikimin e saj në kontekstin ku vepron, posaçërisht duke pasë parasysh vëmendjen publike për këtë rast dhe fenomenin e gjithpranishëm të dhunës me baza gjinore në Kosovë.
Në një shoqëri ku burri konsiderohet personi që ruan dhe mirëmban moralin e familjes, deklaratat e tilla të një institucioni veç sa e thellojnë mendimin se xhelozia qenka justifikim për dhunën dhe vrasjen.
Përdorimi i xhelozisë si justifikim për dhunën e paraqet abuzuesin si viktimë të “dashurisë pasionante me emocione të pakontrollueshme” andaj edhe ka tendencë të arsyetohet/mirëkuptohet, ndërkohë dhuna e ushtruar ndaj grave që në fakt janë viktima ka rrezik të shihet si diçka e merituar. Kjo normalizon më tej dhunën si pjesë përbërëse e raporteve familjare e shoqërore dhe përforcon normën që burri ka në pronësi dhe kontroll trupin dhe jetën e gruas.
Ftojmë institucionet përgjegjëse që të merren seriozisht me rastin. Nuk guxojmë të lejojmë një qasje e tillë e gabuar me ose pa dashje të ndikojë në legjitimimin e vrasjeve të grave. Në anën tjetër, ju bëjmë thirrje mediave që të raportojnë drejt për rastin në fjalë, është shqetësuese që “dyshimet për tradhëti” ishin titujt qendror gjatë ditës së djeshme.
Vrasjet nuk justifikohen!