QKMF në Gjilan me pajisje të reja, Hyseni: Pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët

QKMF në Gjilan me pajisje të reja, Hyseni: Pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, janë vënë në funksion pajisje të reja, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe efikase.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me u. d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor kanë parë pajisjet e reja.

“7 poltrona stomatologjike, 6 tavolina për teknikë, 5 sterilizatorë me ajër të thatë, 2 kompresorë dhe 12 mikromotorë për teknikë janë pajisjet e reja që i janë shtuar QKMF-së”, tha Hyseni, duke theksuar se pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët.

Kryetari i Gjilanit, shtoi se shëndetësia publike primare, është prioritet qeverisës si shërbim për qytetarët.

Related Articles