QKMK fshin postimin, nuk ka masa për Kosovën, mund të shkoni lirshëm në Mal të Zi

QKMK fshin postimin, nuk ka masa për Kosovën, mund të shkoni lirshëm në Mal të Zi

Qytetarët e Kosovës, si vend fqinj, mund të hyjnë në Malin e Zi, pa pasur nevojë për ndonjë provë, si testi negativ i COVID-19 apo dokumenti i vaksinës. Ky është vendimi i Qeverisë malazeze. Më herët Qendra Kosovare për Menaxhimin e Kufijve lëshoi njoftim se kosovarëve u duhet dëshmi që s’janë të infektuar me COVID, por më pas e fshiu atë.

Qeveria e Malit të Zi i ka miratuar masat e reja antiCOVID, që do të hyjnë në fuqi nga 24 gushti.

Sipas njoftimit të tyre, hyrja e qytetarëve të shteteve fiqnje mbetet e pakushtëzuar dhe se në kufijtë e Malit të Zi nuk kërkohet asnjë dokument që lidhet me pandeminë, përfshirë testin e koronavirusit apo certifikatën e vaksinimit.

Kufijtë janë të hapur vetëm për shtetet fqinje: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovina e Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Mal të Zi, vetëm nëse kanë një nga katër provat e mëposhtme:

-Të jetë plotësisht i vaksinuar ose i vaksinuar me një dozë të vetme të vaksinës COVID-19;

-Të posedojë një test negativ PCR për SARSCov-2 jo më të vjetër se 72 orë;

-Të ketë dëshmi se personi e ka kaluar  COVID-19 (se kanë kaluar jo më pak se 14 ditë dhe   jo më shumë se 180 ditë që nga një PCR pozitiv ose test i shpejtë i antigjenit);

-Të posedojë një test negativ të shpejtë të antigjenit për SARSCov-2 jo më të vjetër se 48 orë.

“Nëse personat, pavarësisht nëse janë shtetasit tanë apo të huaj, me vendbanim të përhershëm në Malin e Zi, nuk posedojnë asnjë nga katër provat, ata dërgohen në një izolim katërmbëdhjetë ditor i cili mund të përfundojë pas ditës së gjashtë për të hyrë në Mal të Zi me një test negativ PCR. “

“Nga ana tjetër, në Malin e Zi vazhdojnë pa kushte të hyjnë qytetarët nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore”, shpjegoi Galic.

Më herët Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës, në faqen e saj në Facebook ka njoftuar për vendimin e Malit të Zi duke thënë se “për të hyrë në Malin e Zi secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit, testin negative apo atë antigjen”.

Kjo Qendër nuk kishte sqaruar në njoftimin e saj se ky rregull nuk vlen për qytetarët e Kosovës.

Postimi më pas është fshirë nga faqja e këtij institucioni.

Related Articles