Qumili përjeton rënd humbjen e Cimës

Qumili përjeton rënd humbjen e Cimës

Aktori i njohur, Sevdai Radogoshi – Qumili, e ka kujtuar mikun e tij tashmë të ndjerë, aktorin, Rasim Thaçi – Cima.

Përmes një fotografie afër varrit të tij, Qumili shprehet se është e pa besueshme humbja e Cimës.

“E pa besushme, e pa perballushme, O Zot i madh meshiro… ????????????????”, ka shkruar aktori gjakovar Radogoshi.

Rasim Thaçi i njohur me nofken Cima, ka qenë i infektuar me COVID-19, dhe pas disa ditësh shtrimi në spital ai më 26 mars e humbi betejën me këtë virus i cili vazhdon të jetë shumë vdekjeprurës.

Ndërsa Ibrahim Krajkova i njohur si Leci kishte vdekur në vitin 2015. Cima, Leci dhe Qumili ishin grupi ikonik “Treshi Përsheshi” që kulmin e karrierës së tyre e patën në vitet e 80-ta.

Related Articles