Quni ndan një detaj për njërin nga policët e kidnapuar sot në veri

Quni ndan një detaj për njërin nga policët e kidnapuar sot në veri

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se njëri prej policëve të kidnapuar sot nga forca serbe, ka probleme me astmën.

Duke folur në DPT te Fidani, Quni ka ngritur si shqetësuese moshën e policëve të kapur sot në veri.

“Njëri prej tyre ka probleme me astmën, me frymëmarrjen. Ne që kemi miqë, që kemi shokë, i ndajmë këto probleme”, ka thënë ai.

Quni ka folur për gjendjen e zyrtarëve policorë. Ai ka thënë se atyre duhet t’u mundësohet pensionimi i parakohshëm.

“Ne para disa kohësh, kemi ngrit në Kuvend pensionimin e parakoshëm të Policisë, që si pasojë e moshës dhe probmeve tjera, nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre dhe duhet të japin llogari nëse nuk i kryejnë detyrat”, ka thënë Quni.

Ai ka përmendur edhe mos-ekzekutimin e pagesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke kërkuar vëmendje më të madhe nga qeveria ndaj forcave policore.

“Shumica e policëve ballafaqohen me probleme të shumta”, ka thënë ai.

Related Articles