Qytetarët e Serbisë obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici që sot

Qytetarët e Serbisë obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici që sot

Qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara, nga e hëna e 8 majit, e deri më 8 qershor siç ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë mund t’i dorëzojnë ato armë në çdo stacion policor.

“Qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara në atë periudhë nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre dhe ato mund t’i lënë në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se pret përgjegjësi nga qytetarët dhe ka kërkuar nga ata që të mos fshihen dhe t’i hedhin armët, por t’ia dorëzojnë policisë.

Ministria e Brendshme serbe, nisi aksionin për dorëzimin e armëve pa leje pas dy vrasjeve masive që ndodhën në fshatrat afër Mlladenocit dhe Smederevës , si dhe në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilat u vranë 17 persona dhe më shumë se 20 u plagosën.

Related Articles