Qytetarët të pa interesuar për të marrë dozën e parë të vaksinës në sheshin “Zahir Pajaziti”

Qytetarët të pa interesuar për të marrë dozën e parë të vaksinës në sheshin “Zahir Pajaziti”

Të premten ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë të vaksinës antiCOVID në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të evituar ndonjë grumbullim të mundshëm.

Jo zyrtarisht është mësuar se janë vaksinuar vetëm 10 qytetarë, ndërkaq gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 20 qytetarë.

Tenda të tilla për t’u vaksinuar qytetarët janë vendosur në shtatë qendrat kryesore, ku qytetarët kanë pasur mundësi të vaksinohen vetëm me dozën e parë.

EO ka kontaktuar edhe me koordinatorin, Niman Bardhi, por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë./Gazeta Enigma/

Related Articles