Sot rreth orës 08:30, një person në Prizren është dërguar në ndalim policor për 48 orë, pasi i ka ofenduar zyrtaret policorë e më pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa te veturës.
Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari e kishte goditur njërin nga policët me çelësa.
Kjo ndodhi në shenje pakënaqësie nga ana e të dyshuarit pasi patrullat policore të Stacionit Policor të Prizrenit e kishin gjobitur për kundërvajtjen e kryer.
Rasti është nen hetime.