Ky është personi që vdiq në Klinë nga aksidenti me trenin

Ky është personi që vdiq në Klinë nga aksidenti me trenin

Policia ka informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë vozitësi i veturës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është 34 vjeçari, Armend Bilalli nga Peja.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i ndjeri u dërgua në QKMF në Klinë me shenja jete. Për shkak të gjendjes së rënduar nga goditja e trenit, viktima është nisur për në Pejë ku edhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion

Related Articles