Dje një qyetatar nga Ferizaj, 65 vjeç, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj.
Portofoli ishte i një gruaje 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.
“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e saj.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.