Qytetari nga Shtimja e dorëzon në polici portofolin me para

Qytetari nga Shtimja e dorëzon në polici portofolin me para

Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një portofol të humbur dhe e ka dorëzuar në polici.

Në portofol ka qenë një patentë shofer, një letërnjoftim, një kartelë bankare dhe para në vlerë prej 90.65 euro.

“Pas verifikimeve, është identifikuar pronari i portofolit, H. D., i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për tërheqjen e portofolit”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles