Një qytetar kosovar nga Mitrovica ka raportuar se nga një veturë, një person ka shtën disa here me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga raporti i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ankuesi mashkull ka informuar për një veturë e cila ishte në lëvizje dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja, ndërkohë rasti është duke u hetuar.
Personi i cili ka kryer këtë akt është i panjohur edhe nga raportuesi i ngjarjes në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një veturë në lëvizje, një person i pa njohur ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhtet në njoftim.