Qytetari raporton policinë se një person i panjohur ka gjuajtur me armë nga vetura

Një qytetar kosovar nga Mitrovica ka raportuar se nga një veturë, një person ka shtën disa here me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga raporti i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se ankuesi mashkull ka informuar për një veturë e cila ishte në lëvizje dhe ka shtënë me armë zjarri disa herë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja, ndërkohë rasti është duke u hetuar.

Personi i cili ka kryer këtë akt është i panjohur edhe nga raportuesi i ngjarjes në polici.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një veturë në lëvizje, një person i pa njohur ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhtet në njoftim.

Related Articles