Fletëvotimi i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi.
Kjo është parë nga xhirimet që janë kthyer nga menaxhmenti i shkollës.
Ekipi i KALLXO.com është ftuar nga zyrtarët policorë dhe menaxheri i qendrës së votimit për t’i parë kamerat e shkollës.
Nën shoqërimin e policisë së Kosovës dhe menaxherit të qendrës së votimit ekipi i KALLXO.com ka parë që fletëvotimi i dyshimtë ka rënë nga xhepi i një qytetari.
Është ka kërkuar nga menaxheri pamjet e kamerave në mënyrë që ta balancojmë ngjarjen, i njëjti ka thënë se pamjet mund të merren vetëm me vendim të gjykatës dhe nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit kanë kërkuar që të publikojë versionin e pamjeve që i ka parë në kamera. /Gazeta “Enigma”/