Qyteti i Gjilanit në terr total, kjo është arsyeja

Qyteti i Gjilanit në terr total, kjo është arsyeja

Në Komunën e Gjilanit banorët po përballen me reduktime të rrymës, raporton Gazeta “Enigma”.

Si pasojë e mbingarkesave, janë djegur kabllot që furnizojnë shumicën e qytetit dhe disa fshatra.

Punetorët e KEDS janë duke bërë maksimumin që furnizimi me energji elektrike të kthehet sa më shpejtë.

Vendi është duke u përballë me reduktime të mëdha në të gjitha komunat.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se problemet me rrymë po vijnë shkaku i mbingarkesës së madhe./Gazeta Enigma/

Related Articles