Rabiot nuk largohet nga Juventusi, francezi refuzon Manchester Unitedin

Rabiot nuk largohet nga Juventusi, francezi refuzon Manchester Unitedin

Adrien Rabiot nuk do të largohet nga Juventusi, së paku jo edhe për një vit tjetër.

Mesfushori francez ka pasur një vit të jashtëzaknshëm me fanellën e Juventusit, duke zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Rabiot ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar edhe 11 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.


Manchester United i ka bërë ofertë zyrtare francezit i cili del futbollist i lirë më 1 korrik, por kjo ofertë e tij është refuzuar.

Corriere dello Sport ka raportuar se Rabiot ka vendosur që ta vazhdoj kontratën me Juventusin së paku edhe për një vit tjetër.


28-vjeçari do ta vazhdoj kontratën e tij vetëm edhe për një vit me Zonjën e Vjetër, derisa do të mbetet në verën e vitit 2024 si futbollist i lirë.

Përveç Man Utd, interesim për të ka shprehur edhe Bayern Munich, Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Related Articles