Raci: Draft-statuti nga ekipi menaxhues është dokument i pavlefshëm (VIDEO)

Analisti politik Gazmir Raci ka thënë se draft-statuti i Asociacionit i ekipit menaxhues është një dokument i pavlefshëm, pasi sipas tij, bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ai dokument është null, i pavlefshëm, sepse ka dalë në kundërshti të plota me kushtetutën dhe jo vetëm, por edhe me mandatin që e ka pasur ai ekip menaxhues dhe për këtë mori vendimin e merituar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, domethënë ekipi doli nga përgjegjësia, pasi draft-statuti është kërkuar të jetë në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe pastaj e kemi edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është pjesë integrale e pikës 10 në kuadër të planit franko-gjerman, kur palët janë zotuar t’i zbatojnë të gjitha pikat”, ka thënë Raci në Info Magazinë.

Sipas Racit, Kosova është në avantazh sa i përket procesit të dialogut.

“Po shpresojmë që do të dalim nga kjo problematikë momentale e Asociacionit,pasi tashmë Kosova është në avantazh në këtë proces sepse ishte e gatshme edhe në Ohër të ofrojë draft-statutin për Asociacionin, por edhe në takimin e fundit në Bruksel, Kosova eci tutje i propozoi edhe parimet e po ashtu nxori edhe një model evropian”, ka shtuar ai.

Related Articles