Radev dhe Zaev zhvillojnë bisedë telefonike: Dialogu është kyç për zgjidhjen e çështjeve kontestuese

Radev dhe Zaev zhvillojnë bisedë telefonike: Dialogu është kyç për zgjidhjen e çështjeve kontestuese

Qëndrim të përbashkët për dialogun kanë deklaruar që të kenë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, të cilët të martën kanë zhvilluar bisedë përmes telefonit.

“Dialogu në nivel të lartë është kyç për ndërtimin e besimit dhe tejkalimin e çështjeve kontestuese në marrëdhëniet Bullgari dhe Maqedoni e Veriut”.

Ndërkaq, nga kabineti i presidentit bullgar, Radev bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë edhe aspektet e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, për respektim të të drejtave të njeriut të cilët shprehen si bullgarë në Maqedoninë e Veriut si dhe për perspektivën evropiane.

Bullgaria bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE

Bullgaria vendosi veto në fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE më 17 nëntor të vitit të kaluar.

Në pritje të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në shtator të vitit 2020, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të bllokut evropian, me shpjegime historike të “ideologjisë shtetërore anti-bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

Sofja po kërkon mbështetjen e tyre për qëndrimin e saj ndaj identitetit dhe gjuhës maqedonase.

Memorandumi thotë se vendet kandidate nuk duhet të futin brenda në BE mosmarrëveshje të hapura dhe se mosmarrëveshjet me Shkupin shihen si një konflikt i pazgjidhur që “mund të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e BE-së mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”.

Më 1 gusht 2017 u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Lidhur me problemin mes Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Albanian Post ka realizuar dokumentarin “Përpara, në të kaluarën”.

Related Articles