Radhë të gjata në Morinë: Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

Radhë të gjata në Morinë: Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

Një numër i madhë i qytetarëve nga Kosova kanë vendosur që ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, pasi moti i ngrohtë është parashikuar që do ta shoqërojë vendin tonë.

Turistët kosovarë që zgjedhin të pushojnë në Shqipëri për fundjavë nuk mungojnë gjatë gjithë vitit, por sidomos kur është koha e mirë, duke e shfrytëzuar atë për të qenë pranë detit.

Radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë.

Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Related Articles