Po vazhdon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në sallën “1 Tetori”, ndërsa sot ka filluar vaksinimi i grup-moshave mbi 65 vjeç, ku interesimi i tyre për marrjen e vaksinës është shumë i madh, raporton Gazeta Enigma.
Para sallës “1 Tetori” shihen numër i madh i qytetarëve të cilët kanë shprehur interesimin për t’u vaksinuar.
Ndryshe, këtë të mërkurë priten të vijnë mbi 38 mijë doza të vaksinëz AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të hënën, duke llogaritur edhe 24 mijë doza të AstraZenecas që Kosova ka pranuar më parë, në total nga kjo vaksinë janë 62.400 doza.
Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë do të vaksinohen personat nga rajoni i Prishtinës, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi e Lipjani.