Rahovec: I fshehu mbi 5 mijë euro nën tepih, gjen zarfin thatë

Rahovec: I fshehu mbi 5 mijë euro nën tepih, gjen zarfin thatë

Një person në Rahovec, ka fshehur para nën tepih, i cili më pas u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë pasi që nuk i gjeti paratë aty ku i kishte lënë.

Mbrmë rahovecasi është paraqitur në stacion policor, ku ka deklaruar se kishte fshehur mbi 5 mijë euro nën tepih në dhomën e ndejës shtëpinë e tij, por të njëjtat nuk i ka gjetur aty. Ai ka pohuar se aty kishte mbetur vetëm zarfi i zbrazët, njofton Sinjali.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles