Pasditen e së martës në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec një burrë ka qëlluar vetën me armë në këmbë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ky person ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre të Mjekësisë Familjare.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor”, njofton Policia.
