Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Sarosh të Rahovecit pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar me thikë një person tjetër, raporton Gazeta Enigma.
Siç mësohet i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Sarosh, Rahovec 07.06.2023 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma