Rahovec: Theret me thikë një 27-vjeçar, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një rast i përleshjes ka ndodhur dje në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit, ku mbeti i therur me thikë një person.

Në rast janë përfshirë tre persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një 27-vjeçar mbeti i lënduar rëndë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është dërguar me lëndime të rënda në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia, teksa thika që dyshohet se është përdorur u sekuestrua nga zyrtarët policorë që intervenuan në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Related Articles