Një motoçiklist është goditur sot nga një veturë në rrugën “Xhevat Kasapi”, afër palestrës së qytetit në Rahovec.
RahoPress ka mësuar që vetura e cila ka goditur motoçiklistin, ka ikur nga pas aksidentimit në drejtim ende të panjohur për policinë. Drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime, por jo sa për ta rrezikuar jetën e tij.
Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.