Ronaldo nis negociatat me Sportingun

Ronaldo nis negociatat me Sportingun

Cristiano Ronaldo ka gjasa të mëdha që të kthehet te Sportingu i Lisbonës pas gati dy dekadave.

“The Athletic” ka bërë të ditur se agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë ka nisur negociatat me klubin portugez, i cili është i gatshëm ta mirëpresë rikthimin e Ronaldos.

Mësohet se marrëveshja mes palëve mund të arrihet së shpejti pasi Ronaldo i ka bërë me dije Manchester Unitedit se do të largohet përfundimisht këtë verë.

37-vjeçari vitin e shkuar u kthye tek ekipi anglez dhe firmosi kontratë deri në vitin 2023, por mospjesëmarrja e Unitedit në Ligën e Kampionëve ka bërë që Ronaldo të insistojë në largimin e tij nga “Old Traffordi”.

Ai qe larguar nga Sportingu në vitin 2003.

Related Articles