Raiola ia ofron Donnarumman Barcelonës

Raiola ia ofron Donnarumman Barcelonës

Sipas AS, agjenti Mino Raiola ia ka ofruar Barcelonës Gigio Donnarumman, por ka paralajmëruar katalonasit se portieri do të qëndrojë në Milan nëse Rosonerët përfundojnë në njërën nga katër pozitat e para që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm, raporton Gazeta Enigma.



Kontrata e Donnarummas me Milanin skadon në qershor, kurse ekipi italian i ka ofruar kontratë me tetë milionë euro në sezon.

Donnarumma ka pezulluar bisedimet momentalisht pasi dëshiron të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm.

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta është mik i agjentit Raiola dhe raportohet se ky i fundit ia ka ofruar klientin e tij.

Marc Andre ter Stegen është njëri nga portierët më të kërkuar në Evropë dhe Barcelona mund ta shesë dhe të nënshkruajë falas me Donnarumman këtë verë, përcjellur edhe nga kriza financiare në “Camp Nou”.

Milani e luan ndeshjen e fundit të sezonit si mysafir ndaj Atalantas të dielën.

Atyre u nevojitet një fitore për të përfunduar në top-4she për herë të parë që nga viti 2013.

Gjithashtu, ata mund të barazojnë apo të humbin dhe prapë të sigurojnë Champions Leaguen, por duhet që Juventusi të gabojë ndaj Bolognas.

/Gazeta Enigma/

Related Articles