Mikrobiologu, Lul Raka, ka folur për reagimin pas marrjes së vaksinës AstraZenec.
Raka tha se një dozë e vetme vaksinës AstraZeneca, pas 21 ditësh e ka mbrojtjen 100 për qind.
Tutje, Raka tha se imunizimi për COVID-19 me vaksinën Astrazeneca se në Kosovë pas 21 ditëve pritet të parandalojë vdekjen dhe nevojën për t’u hospitalizuar.
“Vaksinat që janë në përdorim në Kosovë, vetëm një dozë e AstraZenecës mbas 21 ditëve mbron 100 për qind nga vdekja dhe sëmundja e rëndë. Nëse parandalon vdekjen edhe hospitalizimin, njëkohësisht parandalon edhe ngarkesën e sistemit shëndetësor në spitale. Ky është qëllimi i mbarë, ky është qëllimi i parë i vaksinimit, e i dyti është edhe ai imunizimit të personelit shëndetësor, se janë në vijën e frontit. Qëllimi tjetër është rihapja e shoqërisë”, tha ai.
Gjithashtu në këtë diskutim u fol edhe për imunizimin e rregullt të fëmijëve, ku Raka tha se duhet të bëhet pasi fal këtij imunizimi janë larguar shumë sëmundje, si paraliza e fëmijëve, fruthi, lija shumë sëmundje të tjera.