Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është me rëndësi jetike për popullin serb.
Kështu theksuan sot ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq në takimin me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szyong.
Siç njoftoi Ministria për Komunitete dhe Kthim, Rakiq dhe Radojeviq thanë se bllokimi i procesit të formimit të Asociacionit nuk çon në ndonjë progress.
Ata thanë se është e rëndësishme që vazhdimisht të punohet në krijimin e kushteve më të mira të jetesës në Kosovë dhe se për serbët, Asociacioni është mekanizmi primar për këtë, raporton KosovoOnline.
Gjatë takimit në Prishtinë, u bisedua për investime të reja sa i përket mjedisit ku jetojnë komunitetet pakicë, si dhe për fondin zhvillimor për veriun e Kosovës dhe rëndësinë e tij.